Home KRYESORE Haxhiu: Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët...

Haxhiu: Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar

Duke theksuar se akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nuk janë politike, analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Opinion” se Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij, por nuk e ka pranuar.

Sipas Haxhiut, politika para se të krijohej SPAK ka patur një mentalitet korruptive dhe për këtë arsye, thotë analisti, ka shumë dosje që do të jenë në hetim.

Baton Haxhiu: Ekzistojnë 2 modele për largimin e politikanëve, i pari është me votë. Ka politikanë si Berisha që nuk e kuptojnë këtë për arsye se e ka kodin e politikanit që nuk kupton kur është mjaft. Besoj se Sali Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar.

Blendi Fevziu: Nga kush e ka pasur ofertën?

Baton Haxhiu: Nga ata që e kanë ngritur SPAK-un dhe e kanë shpallur “non grata”. Kur dikush nuk e kupton kur është mjaft…

Armand Shkullaku: Po të ishte larguar nuk do të hetohej?

Baton Haxhiu: Unë besoj që nuk do të hetohej Berisha.

Armand Shkullaku: Këtë po them dhe unë, që po përdoret për të goditur politikisht.

Baton Haxhiu: Ai nuk do ishte ndjekur sepse kemi kaluar përmes një sistemi korruptiv dhe kur vendoset vija e kuqe, i amnistojnë dhe i falin të gjitha gabimet. Sot Malltezi dhe kushdo nga familja prej Berishës e merr ndëshkimin për shkak të krenarisë së tij të malësorit dhe është keq që ai nuk është larguar. Njeriu që e vendos në piedestal të politikës dhe e mban aty Ramën, është Berisha.

Share: