Home Gjeo-Ekonomia Hill: Duhet zbulohen përgjegjësit e asaj që ka ndodhur në Banjskë, duhet...

Hill: Duhet zbulohen përgjegjësit e asaj që ka ndodhur në Banjskë, duhet sigurohemi të mos përsëritet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, foli për ngjarjet e fundit në Banjskë në një intervistë për Euronews Serbia.

Ai ka thënë se ajo që është e nevojshme tani është zbulimi i asaj që ka ndodhur në të vërtetë në Banjskë.

Hill ka deklaruar se e ka parë deklaratën e Radojiçiqit dhe shprehet se nuk e kupton se si dikush mund të mendojë se e gjithë kjo është e mirë për Serbinë, pra angazhimi në aktivitete të tilla.

Ambasadori amerikan ka thënë se duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur dhe të ketë siguri që një gjë e tillë të mos përsëritet.

“Numri i trupave ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiqit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të mendojë se është mirë për Serbinë, angazhimi në aktivitete të tilla – duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur, kush ka qenë i përfshirë, duhet gjetur përgjegjësia dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më – që kjo situatë tragjike dhe e rrezikshme të mos përsëritet më”, ka thënë Hill për Euronews.

Ai tutje ka thënë se rruga përpara është rikthimi tek dialogu.

“Rruga është të kthehemi në dialogu, e di që është i mërzitshëm, ne e dimë se cilat elemente janë në tryezë dhe duhet t’i japim Lajçakut një shans për të përfunduar atë që filloi, në mënyrë që serbët në Kosovë ta dinë se çfarë do të mund të bëjnë dhe se Kosova ka një mundësi për ndërkombëtarizim. Ka të gjitha elementet për këtë, marrëveshja vetëm duhet të përfundojë”, ka thënë Hill.

I pyetur për masat e mundshme kundër Serbisë, Hill ka thënë se duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po bënte Radojiçiq në Banjskë, të kërkohen përgjegjësit.

“Kur bëhet fjalë për masat kundër Serbisë, është e qartë të zbulohet se çfarë ka ndodhur – çfarë po bënte Radoiçiq atje dhe pse, dhe të kërkohen përgjegjësit. Është e nevojshme të vazhdohet kjo përpjekje – kur ka krizë, dhe kur ka një proces zëvendësimi politik, këto janë gjëra të rrezikshme. Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet dhe mënyra më e mirë është të kthehemi në dialog”, ka shtuar ndër të tjera.

Hill ka thënë se tani është çështje se si të parandalohet që ajo që ka ndodhur në Banjskë më 24 shtator të mos përsëritet.

“Ajo që unë shoh është se zoti Radoiçiq është akuzuar për disa vepra të rënda penale dhe do të thoja se është në dorën e prokurorëve që të flasin për këtë. Kemi një pyetje – si mund të parandalojmë që kjo të ndodhë përsëri? Mendoni se duke hyrë në territorin e Kosovës, duke grumbulluar armë, duke shkaktuar frikë te njerëzit, duke u thyer në një manastir, kontribuon për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të botës, duhet të dimë pse dikush e ka bërë këtë”, ka shtuar tutje diplomati amerikan.

360grade.al

Share: