Izraeli konfiron se militantët palestinezë kanë nisur një fushatë të egër pengmarrjeje. Numri i pengjeve përditësohet nga ora në orë, ku deri më tani numri zyrtar i të rrëmbyerve nga Hamasi është 33.
Midis tyre janë civilë dhe ushtarë. Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi tha për Al-Jazeera se nuk kanë marrë “pengje” por “të burgosur lufte.
“Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aksa. Të gjitha këto janë arsyet pas fillimit të kësaj beteje. Ata nuk janë pengje, ata janë robër lufte. Është një luftë kundër pushtuesve,” tha ai.
Ndërsa zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha se “Ka pengje dhe robër lufte që Hamasi ka marrë. Vdekje ka edhe në mesin e ushtarëve të IDF. Nuk kemi ende një numër të saktë – jemi në luftë”.
360grade.al