Nga Muhamet Kelmendi
Zerat qe ndegjohen ne Parlamentin e Evropes jane ne vijen e ruajtjes se paqes dhe te stabilitetet ne Ballkanin Perendimor.
Ne parlament kishte mendime se nuk duhet lejuar ndonje autonomi per minoritetin serb ne Kosove. Arsyeja e diskutimit te tille mbeshtetej ne rrezikimin e shtetit, duke u vu kjo autonomi nen komanden e shtetit serb.
Deputeti kriot, z.Ilcic Ladislav tha:
“Duhet thene qarte se pas sulmeve te fundit terroriste serbe, asnje autonomi serbe ne Kosove nuk eshte e mundur. Do te ishte thjesht nje faktor paqendrueshmerie ne telekomanden e Beogradit. Le ti japim shansin nje Kosove demokratike, dhe kjo behet e munder vetem me prerjen e te carave te oktopadit te Serbise se madhe”.
Mendim te perfete kane shprehur edhe disa deputete te tjere austriake dhe gjerman, shume socialdemokrate evropian ne Parlamentin e UE-se.
Disa udheheqes te shteteve e takimin ne Spanje kerkuan denimin e shtetit serb.
Kryeministri kroat kerkoj per shkak te aktit agresive e terrorist ne Bansjk te Zveqanit sanksione ndaj shtetit serb. Kjo, ne menyre qe te kuptohet pozita dhe detyrat e Serbise.
Reagime pati edhe nga Ministrja e Puneve te Jashteme te Gjermanise, nga deputetet angeze, senatore e kongresmen amerikan. Pritet edhe nje Rezolute e Parlamentit te Unionit te Evropes te nxirret mbi gjendjen e krijuar ne Kosove nga shteti serb.
Faktet tregojne se rasti i agresionit te terroristeve serbe ka bere kthese pozitive ne raportet dhe poziten e Kosoves dhe te Serbise. Kjo gjendje e krijuar nga Serbia rrezikoje tere Strukturen e sigurise ne rajon.
NATO po dergon forca te reja ne veri me kufirin serb. Anglia po e rrite numrin e ushtareve ne KFOR ne 600. Edhe Turqia ka derguar forca te reja. Pritet qe edhe RF e Gjermanise te dergon ushtare te tjere ne Kosove.
Gjendja po vehet nen kontroll.
Por, pa e bere te qarte dhe pa denuar shtetin serb nuk ka paqe. Ketu mendoj ne marrjen e sanksioneve ndaj Serbise dhe pergjegjeseve ne Serbi.
Natyrisht se kerkohet te rishikohet edhe Marreveshja e vitit 2013 dhe 2015, sikunder edhe plani Franko-Gjerman, ku shihet nje lloje autonomie per minoritetin serb ne veri te Kosoves.
Terrori i bere ne Banjka eshte shembull se si Serbia e keqeperdore kete minotitet ne veprime terroriste kunder Republikes se Kosoves. Shteti serb u tregua shtet terrotist qe angazhohet kunder cdo parimi te UE, NATO-se dhe te Evropes si kontinent.
Serbia e futi ne zbatim metoden e njejte te agresionit terrorist, si ruset ne Krime, ne Donezk, ne Luhansk he ne vendet tjera te Ukraines.
Pushtimi i veriut te Kosoves ishte programuar dhe planifikuar ne Beograd. U veprua me nje agresivitet te theksuar terrorist. Shteti i Kosoves ishte ne rrezik. Qellimi ushte pushtimi dhe ndarja e veriut.
Terroristet iken. Iken ne Serbi. Disa shkuan ne spitale dhe te tjeret u kthyen tek shteti terrorist serb. Mbeten edhe tre terroriste te vrare. Serbia nuk i kapi. Nuk po i kthene ne vendin e terrorit. Mbajti si shtet edhe dite zie per te terroristet e rene e Banjsk te Kosoves.
Keshtu doli ne shesh nje Serbia terroriste dhe tregoje se eshte organizatore dhe komanduese e terristeve ne Ballkan.
Thjesht u tregua se Serbia nuk eshte vend paqesor dhe nuk punon per fqinjesi te mire. U pa terrori.
Ketej duhet te pesoje ndryshim dialogimi dhe ndermjetesit. Paraprakisht kerkohen te vehen masa ndaj Serbise.
Terroristet kerkohen te ekstradohen ne Kosove dhe kuptohet se tere plani i deritashem i dialogimit te pesoj ndryshime.
Baze e e dialogimit kerkohet te jete njohja reciproke dhe respektimi i shtetesise; garantimi i paqes dhe i intergritetit territorial.
Ne Kosove nuk duhet lejuar autonomi, shtet ne shtet; sistem federativ a konfederativ.
Kosova eshte dhe duhet te mbetet shtet dy shkallesh.