Home Gjeo-Ekonomia Këshilli i Ambasadorëve për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Këshilli i Ambasadorëve për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Në Tiranë u mblodhën dje liderët europianë dhe përfaqësues të vendeve të rajonit, ku u mbajt për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.

Ky Samit merr jetë në një moment kyc për rajonin dhe marrëdhëniet mes palëve dhe jep një mesazh të fortë për mbështetjen e aspiratës europiane të vendeve tona nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik dhe avancimit të reformave.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është në mbështetje të plotë të këtij procesi historik për vendet e rajonit, i cili parapërgatit vendet aspirante për të qënë pjesë e tregut të përbashkët, duke kaluar më parë mes sfidave të krijimit të tregut rajonal.

Ne inkurajojmë të gjithë institucionet në Shqipëri t’i përgjigjen ritmit të reformave të nevojshme si kusht i domosdoshëm për përfitimin e ndihmave dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimin në BE për ta sjellë ekonominë shqiptare më afër standarteve europiane dhe për të qënë gati për anëtarësimin e vendit  në BE bazuar mbi meritë.

Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret përzgjedhjen e Tiranës si qëndrën e vendosjes së Kolegjit të Europës, duke sjellë një eksperiencë të re në fushën akademike dhe në ndërtimin e brezave që do të drejtojnë Europën e nesërme.

Procesi   i   Berlinit   është   një   mundësi e mirë për  të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, për të ecur me ritme me të shpejta drejt anëtarësimit në BE, duke e përdorur me efikasitet këtë instrument të rëndësishëm aderimi.

Share: