Nga Kiço Londo
HISTORI E NDEZUR, DRITHËRUESE DHE E PAKONTESTUESHME.
Në vitin 2003, kur erdha si shërbëtor në krye të Teatrit Kombëtar kombinuam krijues dhe interpretues me prejardhje, mosha dhe shije të ndryshme.
Ftuam ata që kishin bërë historinë, por që kishin mbi 20 vjet që nuk shkelnin në oborrin e teatrit.
Ftuam dhe shumë të rinj si asnjëherë më parë. U arrit një celebrim shumë i bukur, përderisa të gjithë kishim të njëjtin qëllim.
Ishte një bast që kishte të bënte kryesisht me kryeshërbëtorin.
Sigurisht, kur ka trupa të mëdha me krijues dhe
interpretues të ndryshëm, ekziston gjithmonë rreziku i përplasjes.
Por teatri është edhe një lojë.
Më pëlqen të rrezikoj.