Home Gjeo-Ekonomia ”Kosova nuk e ka më prioritet dialogun”, Konjufca: Po mendojmë sesi të...

”Kosova nuk e ka më prioritet dialogun”, Konjufca: Po mendojmë sesi të shmangim një sulm të ardhshëm nga shteti serb

Kryetari i Kuvendit,Glauk Konjufca ka theksuar se Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë. Sipas tij, siguria e Kosovës është prioriteti i parë.

“Tashmë procesi politik është në rend të tretë, në rend të parë është çështja e sigurisë së Kosovës. Unë mendoj që sot Policia e Kosovës nuk është duke menduar për Asociacionin, është duke menduar se si ta shmang një sulm të ardhshëm nga shteti serb që mund të vij”, u shpreh Konjufca në RTK.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili po qëndron për vizitë në Gjermani ka diskutuar me udhëheqës të Bundestagut për sulmin terrorist serb kundër Kosovës.

Pas takimeve që pati me presidenten e Bundestagut në Gjermani, Barbala Bas dhe komisionet për punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, kryeparlamentari ka deklaruar se Gjermania ka përgëzuar institucionet e Kosovë në reagimin e Policisë ndaj sulmit terrorist serb.

360grade.al

Share: