Home Gjeo-Ekonomia Kur e drejta ndërkombëtare zbatohen me dy standarte !

Kur e drejta ndërkombëtare zbatohen me dy standarte !

Nga Irena Beqiraj

“Një vit më parë, Netanyahu formoi qeverinë më radikale dhe më të paaftë në historinë e Izraelit. Mos u shqetësoni, siguronte ai kritikët e tij, unë kam “të dy duar në timon”.

Duke mohuar çdo proces politik në Palestinë dhe duke imponuar udhëzimet detyruese të qeverisë së tij, se “populli hebre ka një të drejtë ekskluzive dhe të patjetërsueshme për të gjitha pjesët e Tokës së Izraelit”, qeveria fanatike e Netanyahut e bëri gjakderdhjen të pashmangshme.

Pa dyshim, ka patur gjak-rrjedhje në Palestinë edhe kur paqekërkuesit si Yitzhak Rabin dhe Ehud Barak ishin në detyrë. Por Netanyahu lejoi në mënyrë të pamatur dhunën duke u shperblyer partnerët e tij të koalicionit me çdo çmim për mbështetjen e tyre. Ai i la ata të rrëmbejnë tokat palestineze, të zgjerojnë vendbanimet ilegale, të përçmojnë ndjeshmëritë myslimane në lidhje me xhamitë e shenjta në Malin e Tempullit dhe të promovojnë iluzionet vetëvrasëse për rindërtimin e tempullit biblik në Jerusalem . Ndërkohë, ai mënjanoi gjithashtu udhëheqjen më të moderuar palestineze të Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor, duke forcuar efektivisht Hamasin radikal në Gaza.”

Këto janë fjalët e Shlomo Ben-Ami, ish-Ministër i Jashtëm Izraelit, sot Zëvendës President i Qendrës Ndërkombëtare të Toledos për Paqe autor i libritt “Profetët pa Nder’

Ndërsa Richard Boyt Barrett deputet i parlamentin irlandez , edhe ish Kryeministër u drejtohet politikanëve perëndimorë me fjalët :

“Ju përdorni me të drejtë e saktë gjuhën më të fortë dhe më të fuqishme për të përshkruar krimet kundër njerëzimit të Vladimir Putinit, por nuk përdorni të njëjtën forcë të gjuhës kur bëhet fjalë për të përshkruar trajtimin e Izraelit ndaj palestinezëve, ndaj shkeljeve izraelite të të drejtave palestineze, duke përfshirë sulmet në Gaza dhe aneksimin e tokave palestineze. është për të ardhur keq që perendimi : ” nuk dëshiron të përdorë as fjalën aparteid, jo më të vendos saksione kunder Izraelit .

“U deshën pesë ditë për sanksionet kundër Putinit dhe banditët e tij , ndërsa 70 vjet shtypje e palestinezëve nuk janë të mjaftueshme ‘ të imponohen sanksione.”

I prura këto dy këndveshtrime, ndryshe nga shabllonet “paqedashëse” , sepse shkaku i vertetë i pakenaqësisë, frustrimimit të kombeve i ka rrënjët, tek pabarazia në trajtim tek zbatimi me dy standarte i të drejtës ndërkombëtare edhe të drejtave të njeriut, në kurriz të kombeve të vogla , të cilat trajtohen si kombe të dorës së dytë për shkak edhe të prapambetjes së tyre. Ne pafuqinë e tyre për të ndryshuar gjërat të harruar , pushtuar , edhe keqtrajtuar , radikalizohen.

Padyshim që duhet të dënohen sulmet e Hamasit por aparteidi 70 vjecar i Izraelit kundër Papestinës a duhet të dënohet edhe sanksionohet ?

Po të fillojë diskutimi me këtë pyetje , edhe bisedat prej prifterinjsh studiove televizive do të kishin një tjetër qasje , duke mos pranuar kursesi arsyetimin se lufta e palestinezëve “qenkerka teologjike “.

Share: