Ditari i një terapie! Raportim i dyfishte, i parë nga pacientja dhe nga terapistja
Nga Dr. Enkelejda Gjoza
(Terapistja)
Kush jam unë?
Ana më beri këtë pyetje andej nga seanca e 5-të
Për herë të parë kishte provuar emocione që nuk i kishte provuar asnjëherë, e kjo e trembi. Kush jam unë ajo që nuk ndjente apo ajo që po ndjen tani??
Ne jemi dëshmitarë të heshtur të rrëfimeve të pacienteve, jemi përgjegjës për sa dëgjojmë, kemi në dore lotët, dhimbjet,historinë personale të personave që në momentin e terapisëjanë të brishtë e aq delikat…
Para meje kisha një vajzë 26 vjeçare por që dukej si një fëmijëe vogël, e trembur, e humbur e konfuze.
Aq shumë dëshironte t’i jepte përgjigje kësaj pyetje sa insistoi për një diagnozë, kështu mund t’i jepte përgjigje konfuzionit në të cilën ndodhet edhe sikur kjo përgjigje të ishte: “ti ke diçka që nuk shkon”.
Ana kishte episode shumë të shpeshta të shkëputjeve nga realiteti. Shumë shpesh nuk e dinte ku ndodhej apo si kishte mbërritur në një vend të caktuar. E bënte shpesh si arratisje tëgjendjeve të saja emocionale, të cilat nuk mund t’i toleronte… (Nuk donte të ndjente trishtim, irritim, të qante apo dhe të gëzonte)
E gjithë kjo “arratisje” vinte nga fëmijëria e saj, e cila për t’ishpëtuar episodeve të dhunës kishte shpikur ketë teknikëarratisjeje me mendje, duke qenë se fizikisht e kishte tëpamundur.
Pikërisht nga kjo Ana gjendej tani me një boshllëk të madh, nuk i kujtohet pothuajse asgjë nga jeta e saj… As episode tëdhunës e as ato të bukurat. Terapia po i shërben si busull tëgjejë kujtimet e si rezultat t’i jap përgjigje pyetjes që kaq shume e mundon.
Ana (Pacientja)
“Kush jam unë?”
Pyetja “Kush jam unë?” është një enigmë e thellë, e ngjashme me shtresat e qëruara të një qepe, secila duke zbuluar një aspekt të ndryshëm të qenies sime.
Brenda meje, emocionet janë si një gamë e gjallë, duke pikturuar kanavacën e botës sime të brendshme. Mendimet përfaqësojnë bisedat e vazhdueshme që bëj me veten.
Përvojat e mia janë thellë në ekzistencën time dhe kanë lënë gjurmë, me duhet vetëm ti gjej.
Udhëtimi im nuk ka të bëj vetëm me gjetjen e kësaj përgjigje fikse, por me përqafimin e ndryshimit, ndryshim që e dua aq shumë, por që më tremb aq shumë.
Unë nuk dua të ndjej, nuk e njoh ketë ndjesi që po më ndodh… Nuk e njoh ndjesinë e lotëve në fytyrën time, mëtrembin ndjesitë që jep trupi ndërkohë që ndjej atë ngushtimin në fyt… Se di çfarë më ndodh, e kur psikologja më thotë: Ky është ndryshimi që doje… po ndodh, ndihem mirë dhe keq. E lumtur që qaj dhe frikësuar që pas kësaj dhimbja do më preke dhe mua.
E unë do ndjej.
Po kush jam unë, ajo që nuk ndjente deri dje, apo kjo që po ndërtoj tani????
Kam shumë rruge akoma për ta kuptuar. Do ta përqafoj këtëpasiguri të bukur, sepse brenda saj qëndron thelbi se kush jam në të vërtetë.