Home Gjeo-Ekonomia Lajçaku nuk kursen as Serbinë: Edhe ajo, shumë detyrime të pazgjidhura!

Lajçaku nuk kursen as Serbinë: Edhe ajo, shumë detyrime të pazgjidhura!

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak bëri një përmbledhje të takimeve në Bruksel, e teksa fliste për detyrimet që i takon palëve të përmbushin, ai nuk la pa fshikulluar as Serbinë. 

“Serbia ka edhe ajo shumë detyrime të pazgjidhura nga Marrëveshja dhe ne duhet të sigurohemi që zbatimi të avancojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë për të cilën kanë rënë dakord. Fokusi tani duhet të jetë në tek implementimi i Marrëveshjes pa kushte apo vonesa. Siç u shprehën qartë edhe tre liderët europianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”,deklaroi Lajçak.

Zyrtari i lartë europian theksoi se takimet u mbajtën me qëllim që të vazhdohen diskutimet gjatë misionit të përbashkët në Prishtinë dhe Beograd dhe që të nxitet zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

Share: