Home KRYESORE Letrat! Nigel Hernandez

Letrat! Nigel Hernandez

Nga Irena Beqiraj

Nga një tryezë poste që kurrë s’mbetet shkretë
ku rrinë kujtimi, brenga zemra dhe heshtja vetë,
posi pëllumba letrat degdisen që me natë.
I ndiej tek flatrojnë për në shtegtim të gjatë.

Dhe ja, ku jam rrethuar me burra e me gra,
plagosur nga mungesat, nga ndarjet e mëdha.

Letra, pusulla, fjalë: që nisen në hapësirë, ëndrra ende pa çelur,mendime ende pa gdhirë,
të gjitha marrin rrugën drejt vatrës e drejt pragut,
si ndjenjë dërguar ndjenjës,si gjak dërguar gjakut.

Dhe po të jem nën tokë,që vdiqa ti mos thuaj,
më shkruaj dhe nën tokë,se unë do të të shkruaj.
Një shtresë e trashë pluhuri mbulon letrat që s’duhen,
aty u zverdhën faqet,aty edhe gërmat shuhen.

Ku mallet derdhur qenë, aty jep shpirt gëzimi.
Pasi cepat u brenë,aty rropaten thellë
(ç’varrezë e lahtarshme!)
hem ndjenjat e kaluara,hem dashuritë e tashme!

Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj,
më shkruaj dhe nën tokë, se unë do të të shkruaj.

Po kur të shkruaj unë do dridhet kallamari:
do skuqet bojë e zezë, me flakërima zjarri.
Se kur të shkruaj unë, do të shkruajnë eshtrat e mia:
do shkruaj gjaku im gjithë gulç nga dashuria!

Do marrë letra udhë, si shpend në zjarr kalitur,
me dy flatra të forta dhe një adresë të ndritur.
Si zog që për fole, qiell-ajërin do të ketë,
mishin, gishtërinjtë e tu dhe frymëmarrjen vetë.
Do mbetesh ti e zhveshur tek dridhesh me ngadalë,
e gatshme ta ndiesh letrën pas gjoksit tënd të valë.

Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj,
më shkruaj dhe nën tokë, se unë do të të shkruaj.

Një letër dje kam parë sesi mbeti pa zot,
mbi sy i flatëronte dikujt që s’ngrihej dot.
Letrat mbesin gjallë dhe për të rënë tregojnë:
Që regëtijnë si njerëz,veç sy s’kanë të shikojnë.

Kur errërat zenë e frynë ,unë ndiej pranë veshit tim
ërëmimn’ e letrës tende tamam si një gjëmim.
Edhe në gjumë në qofsha letrën do ta marr,
Me endje ta lexoj edhe kur të jem në varr.

Share: