Home KRYESORE “Malltezi s’ka futur lekë”, Fatmir Bektashi “rrëfen” rolin e dhëndrit të Berishës...

“Malltezi s’ka futur lekë”, Fatmir Bektashi “rrëfen” rolin e dhëndrit të Berishës në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me hetimin mbi privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, në kuadër të të cilit SPAK arrestoi dhëndrin e ish-kryeminstrit Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish-kryeministrin dhe ndërtuesin, Fatmir Bektashi caktoi masën “detyrim paraqitje”.

Në dosjen e SPAK, ndërtuesi Fatmir Bektashi thotë se nuk mban mend detajet kur është nënshkruar marrëveshje me familjet pronare, por tregon rolin që ka pasur Jamarber Malltezi.

Sipas tij, Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur asnjë lekë në kompaninë Homeplan sh.p.k, por të vetmin kontribut që ata kanë është se kanë bindur bashkëpronarët e tjerë për të bërë marrëveshje për të vënë tokën në dispozicion të ndërtimit të pallateve, shkruan Neës24.

Pjesë nga dosja:

1.Ne proces verbalin e deklarimit të datës 28.04.2023, shtetasi Fatmir Bektashi ka deklaruar: “…Uně aktualish jam ortak i vetëm tek shoqëria Kontakt sh.p.k. të cilën e kam krijuar në vitin 1999 me objekt të veprimtarisë ndërtim dhe në vijim kam krijuar edhe shoqërinë Homeplan sh.p.k. fillimisht si ortak i vetëm dhe me pas janë shtuar si ortake shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Mua nuk më kujtohet nëse këta dy ortake, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja kanë qenë apo jo që në fillim ortake themelues me mua në shoqërinë Homeplan sh.p.k….Shoqëria Magnet Imo sh.p.k nuk ka lidhje me mua. Me duket se shoqëria Kontakt sh.p.k. ka një shoqëri të thjeshtë me Magnet Imo sh.p.k per investim në ndërtim. Shoqërinë Magnet Imo sh.p.k. e cila ka si ortak shtetasin Jamarbër Malltezi. Në lidhje me dokumentat e shoqërive merret notere Laura Pustina….Unë jam trashëgimtar i familjes së Dylbere Vaqarrit të cilën e kam gjyshen e mamasë e cila ka pasur në këtë territor 14 000 m2 ku 11 000 m2 kanë qenë brenda klubit sportiv Partizani dhe 3 000 m2 kanë qenë jashtë.

Unë jam trashëgimtar i 1/10 pjesë tek sipërfaqa prej 14 000 m2. Që në vitin 1996, kemi bërë kërkesë, mamaja ime, për njohjen e kthimit. Pas kërkesës është bërë njohja dhe pasi vajtëm për ta kthyer na thanë qe duhet të blinim godinat që janë mbi toke. Kur filluam të analizonim se çfare duhet te blinim kuptuam se ishte një ndërmarrje që quhet klubi sportiv Partizani. Analizuam të gjithë tokën dhe kuptuam se ishin pesë familje tiranase që mbulonin gjithë territorin. Në disa takime unë kam qenë pjesmarrës, por jo në të gjitha takimet.

Unë mbaj mend që si familje janë Vaqarri, Begeja, Alimehmeti, Saliaga dhe Llagami. Në këto takime përfaqësues kanë qenë unë dhe Igli Vaqarri, nga Begeja kanë qenë Xhimi Begeja dhe Jamarbër Malltezi, për familjen Saliaga kanë qenë Luan Sallaga dhe Silvana Bello, tek familja Llagami kanë qenë Adnan dhe Rudina Llagami, tek Alimehmeti nuk më kujtohet se kush kanë qenë. Zakonisht për organizimin e këtyre takimeve mblidheshim tek zyrat e shoqërisë Kontakt sh.p.k.

Unë u bëra sebep që t’i mblidhja të gjithë rreth shoqërisë Kontakt por edhe në vende të tjera….Unë di që nga prindërit e mi me është thënë që kanë bërë kërkesa, nuk kam gje të dokumentuar por toka është në administrim të Albert Xhanit dhe i përzinin nga zyra. Ne vitin 2006-2007 jemi mbledhur siç thashë më lart të gjithë përfaqësuesit e familjeve ish pronare dhe kemi përgatitur kërkesat për kthimin e tokes. I përgatitëm kërkesat në këtë kohë për kthimin e tokës sepse atëherë u bëmë të vetëdijshëm që duhet ta kërkonim tokën dhe nuk duhet ta falnim. Gjithashtu ne kërkuam në bazë të ligjit që të privatizonim objektet që ndodheshin mbi tokën që na ishte njohur por nuk na ishte kthyer deri në atë kohë.

Kërkesën për privatizim tek Drejtoria e Privatizimit e kanë bërë përfaqësuesit e familjeve ku për familjen Vagarri e ka bërë shtetasi Igli Vaqarri. Unë mesa më kujtohet i kam dhënë prokurë Igli Vaqarrit dhe në dijeninë time e gjithë familja i ka dhënë prokurë Igli Vaqarrit për t’i përfaqësuar në privatizim. Në dijeninë time u vlerësuan godinat dhe doli një vlerë nga 800 000 deri në 1 000 000 euro dhe ne si kompani ndërtimi, konkretisht kompania Kontakt sh.p.k. morëm përsipër pagesën e kësaj vlere në emër të pronarëve të tokës dhe e paguam. Une kam parë letrat se sa ishte vlera qe ish pronarët duhet të paguanin dhe kam bërë pagesën si shoqëri nga kompania Kontakt sh.pk nëpërmjet llogarisë bankare, me të ardhurat e kompanisë, ku pjesërisht është paguar me letra me vlerë dhe pjesërisht me leke. Une paratë e shoqërisë i kisha në llogari bankare dhe pagesa është me transfertë. Nuk më kujtohet nëse në rastin në fjalë kam marrë ndonjë kredi.

Unë kam bërë edhe marrëveshje me pronarët, pra familjet pronare që ata do ofronin pronën për zhvillim shoqërisë Kontakt sh.p.k. ndërkohë që unë do procedoja me pagesën si më sipër. Me pas është bërë kërkesë për kthimin fizik te truallit por kjo procedure ka zgjatur nja dy vjet por me këtë pjesë është marrë Igli Vaqarri, si përfaqësues i familjes Vagarri.

Në lidhje me ndonjë ankesë të mundshme ndaj shoqërisë Partizani sh.a. shprehet se …nuk ka qenë vetëm Albert Xhani por kanë qenë edhe familje uzurpuese të futura atje nga Ministria e Mbrojtjes Pasi u arrit privatizimi dhe u kthyen tokat, u krijua shoqëria Homeplan si shoqëri investitore me qëllim që të ndahej investitori nga ndërtuesi ku ndërtues do të ishte shoqëria Kontakt sh.p.k. Tek shoqëria Homeplane sh.p.k. une kam qenë në pakicë pasi unë kam pasur vetëm 40 % të kuotave kurse Jamarbër Malltezin me Xhimi Begene kanë pjesë tjetër prej 60 % të kuotave.

Në dijeninë time veprimet për regjistrimin e shoqerise Homeplane sh.p.k. i ka kryer notere Laura Pustina. Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja morën përsipër qe te bindnin pronarët e tokës për të nënshkruar marrëveshjen me pronarët e tokës për ndërtim dhe këtë gjë e kanë bërë që në fillim, kur unë mora përsipër që të paguaja shumën që duhej për privatizimin e objekteve te klubit të futbollit Partizani. Nuk me kujtohet kur është nënshkruar marrëveshja me familjet pronare, pra që vinin në dispozicion truallin per ndertim. Jamarbëri Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur lekë në shoqërinë Homeplan sh.p.k. por kontributi i tyre i vetëm ishte bindja e bashkëpronarëve të tjerë për të bërë marrëveshje për të vënë tokën në dispozicion të ndërtimit. Gjithashtu Jamarbëri dhe Xhimi pramuan që të shisnim me një çmim të ulet objektet që do ndërtonim me një çmim të ulet.

Konceptualisht Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja kanë qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë Homeplan sh.p.k. pavarësisht kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ne kemi pasur marrëveshje verbale me Jamarber Malltezin dhe Xhimi Begeja ku unë kam pasur vetëm 40% të kësaj shoqërie. Këtyre dy personave, Jamarbërit dhe Xhimit po me marreveshje verbale i kam thënë që të caktonin ata vetë përfaqësuesin e tyre për financat e shoqërisë Homeplan, dhe ata kanë pasur si ekonomiste, pra përfaqësuesin e tyre për të mbajtur bilancet e Homeplan shtetasen Andia Pustina, kurse une kam pasur financiare të punësuar.

Ligjërisht çdo dokument financiar e çoja unë tek Andia. Raportet i mbaja unë me Andian dhe ia çoja muaj për muaj. Andia i fuste gjithçka në bilancet e Homeplane. Në lidhje me nënshkrimin si ortak i vetëm në shoqërinë Homeplan ky shtetas deklaron se: Me çdo letër të shoqerise Homeplan sh.p.k. është marrë shtetësja Andia Pustina e cila është motra e noteres Laura Pustina dhe unë deklarim të hollësishëm mund të jap vetëm pasi të konsultohem me Andian dhe dokumentacionin e mbajtur prej saj.

Unë di të them që shoqëria Homeplan sh.p.k. është krijuar që në fillim bashke me dakordësinë e Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begesë, ku ata do të quheshin investitorë pavarësisht se prej tyre nuk u dha asnjë lekë, por kishin marrë përsipër të bindnin pronarët e tokës për të lidhur marrëveshje për realizim ndërtimi. Çdo dokument është përgatitur tek notere Laura Pustina ne lidhje me shoqerine Homeplan shp.k. Po tek kjo notere është përgatitur edhe marreveshja e investimit që kam lidhur me Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja.

Une aktualisht nuk mbaj asnjë dokument të shoqërisë Homeplan sh.p.k. pasi i mban Andia Pustina. Që në fillim nga shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja është vendosur si financiare e shoqerise Homeplan sh.p.k. shtetësja Andia Pustina pas kërkesës që unë i bera Jamarbërit dhe Xhimit që Homeplani të kontrollohej nga një person që ishte person i besuar i Jamarbërit dhe Xhimit. Une i thashë ta merrnin ata vetë kontrollin financiar… Une i gendroj deklarimeve të mia se shoqëria Homeplan sh.p.k. është krijuar që në fillim me një marrëveshje verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku keta do të ishin investitorë, por vetëm në vitin 2014 mesa shoh nga dokumenti eshte formalizuar Juridikisht.

….Te gjitha aktet që lidhen me aktivitetin e shoqerise Homeplan sh.p.k singa ana financiare dhe juridike I kanë përgatitur shtetaset Andia Pustina dhe Laura Pustina dhe unë vetëm i nënshkruaja. Dua të sqaroj se shoqërija Homeplan sh.p.k. nuk ka pasur ansjëherë arkë dhe çdo gjë, çdo veprim financiar është kryer nëpërmjet llogarive bankare. Edhe tërheqja e dividentit kryhet në të njëjtën mënyrë. Edhe në lidhje me vendimmarrjet e shoqërisë Homeplan sh.pk unë nuk kam ndonjë rol, pra që të shpreh mendim për vendimet e shoqërisë. Unë nuk kam marrë pjesë pra në procesin e vendimmarrjes por vetëm i nënshkruaj.

Për nënshkrimin e çdo akti që lidhet me shoqërinë Homeplan sh.p.k. unë shkoj tek zyra e Andia Pustinës, që ndodhet përballë librit Universitar dhe i nënshkruaj aty. Mua me telefonon Andia për të vajtur dhe për të nënshkruar. Sidoqoftë për çdo pyetje që më bëtë unë ju kërkoj kohë, që të njihem me dokumentacionin e shoqërisë dhe t’i përgjigjem në një moment tjetër me saktësi pyetjeve që më bëtë. Gjithashtu shtoj se selia e shoqerise Homeplan sh.p.k eshte ne zyren e Andia Pustines, perballe me librin Universitar./Opinion.al

Share: