Home Gjeo-Ekonomia Marrëdhëniet Kinë – BE në fokusin e raundit të 12-të të Dialogut...

Marrëdhëniet Kinë – BE në fokusin e raundit të 12-të të Dialogut strategjik të nivelit të lartë

Nga Artur Nura

Ky vit shënon 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës e BE-së dhe me ftesë te ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë dhe zv.president i Komisionit Evropian Josep Borrell realizoi një vizitë zyrtare në Kinë në kuadër të raundit të 12-të të Dialogut Strategjik të Nivelit të Lartë Kinë-BE.

CFP

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u taku me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell/MJK

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi e priti në Pekin përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell, duke theksuar se Kina e mirëpret këtë vizitë sepse është në favor të zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE të cilat shërbejnë si përgatitje për shkëmbimet dypalëshe të nivelit të lartë në etapën e ardhshme.

“Kina dhe Bashkimi Evropian janë partnerë pa konflikte thelbësore interesash dhe konsensusi i tyre tejkalon dallimet” – deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, në një konferencë shtypi pasi bashkëkryesoi Dialogun e 12-të Strategjik të Nivelit të Lartë Kinë-BE me shefin e Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Pekin, – siç citon “China Daily”.

CFP

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u taku me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell/MJK

Wang ka shtuar se janë zhvilluar diskutime të sinqerta, të thella dhe produktive dhe kanë arritur konsensus të gjerë në dialog. Sipas tij, palët ranë dakord të rrisin dialogun dhe bashkëpunimin dhe të kundërshtojnë konfrontimin e bllokut.

Vendin kryesor të bisedimeve gjatë kësaj vizite e kanë zënë marrëdhëniet dypalëshe Kinë – BE.

Në konferencën për shtyp përfaqësuesi e lartë i Bashkimit Evropian tha se pas dy ditësh intensive në Shangai dhe në Pekin me homologët kinezë:  “Ishte e rëndësishme t’i thoja homologut tim kinez, drejtorit dhe ministrit të Jashtëm Wang Yi se për Kinën dhe Evropën bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, se Evropa e merr Kinën shumë seriozisht dhe se gjithashtu presim që të merremi njesoj parasysh, pra jo përmes marrëdhënieve tona me të tjerët, por të drejtëpërdrejta.” – citohet Borrel në websitin zyrtar të Delegazionit BE – Kinë.

CFP

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u taku me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell/MJK

Sipas Joseph Borrell, Evropa është bërë tashme një fuqi gjeopolitike duke tejkaluar keshtu nivelin e një fuqie tregtare dhe ekonomike. – “Lufta në Ukrainë na ka kthyer në një fuqi gjeopolitike dhe se me Kinën duam të flasim nga kjo qasje. Mos i shikoni marrëdhëniet e Bashkimit Evropian nga këndvështrimi i marrëdhënieve Bashkimit Europian me të tjerët” – ka konfirmuar Borrel në konferencën për shtyp në Pekin atë që përcaktoi edhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

Kriza Rusi – Ukrainë në dialogun Kinë – BE

Qartazi në një pozicionim i tillë gjeopolitik i Bashkimit Europian nuk mund të bëjë përpara pa një dialog mirëkuptimi me Kinën si aktor shumë i rëndësishëm gjeopolitik global dhe, ndaj zv.presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell përgëzoi qasjen diplomatike të Kinës ndaj Konfliktit Rusi – Ukrainë dhe me gjuhë diplomatike lutet që kjo qasje të vazhdojë sepse Europa ndihet e rrezikuar.

Duke kujtuar këtu në këtë shkrim turin diplomatik të ish ambasadorit Li Hui, përfaqësues I posaçëm i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, I cili u takua me liderë dhe diplomatë të lartë botërorë, duke shkëmbyer mendime mbi zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë dhe duke konfirmuar rolin vendimtar të Kinës, jo rastësisht përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë dhe zv.presidentin e Komisionit Evropian Josep Borrell, duket i ka kërkuar Kinës që të përdorë ndikimin e saj për ta bërë Rusinë të kthehet në iniciativën e Marrëveshjes së drithit [Deti i Zi] për të [lejuar] eksportimin e grurit ukrainas në pjesën tjetër të botës. – “Ndryshe do të përballemi me një krizë tjetër ushqimore” – tha Joseph Borrel

Padyshim që përfaqësuesi i lartë europian përgëzoi edhe rolin e rëndësishëm diplomatik neutral të Kinës ndaj konfliktit Ruso – Ukrainas dhe kërkoi që ky rol të vazhdojë edhe në interes të partnerëve të Bashkimit Europian e me gjerë.

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë – BE

Pavarësisht së gjithash çdo negociatë bazohet tek ekonomia dhe Josep Borrel I ka kërkuar qeverisë Kineze ribalancim të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. Qartazi Bashkimi Europian ndihet në disavantazh konkurrues me Kinën.

Sipas Komisionit Europian në raundin e 12-të të Dialogut Strategjik të Nivelit të Lartë Kinë-BE është diskutuar shumë për shkaqet dhe pasojat e deficitit të madh te Bashkimit Europian dhe, duke ditur që sot eksportet nga Kina drejt Europës janë në nivelin më të lartë në histori dhe se revolucioni teknologjik po ndryshon modelin dhe strukturën e mallrave që shkëmbehen.

“…Por pavarësisht dallimeve, ne besojmë se ka ende hapësirë për bashkëpunim dhe sfidat më të rëndësishme me të cilat po përballet bota nuk mund të zgjidhen pa një angazhim të fortë me Kinën.” – citohet të ketë thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë dhe zv.president i Komisionit Evropian Josep Borrell.

Xinhua

Nënkryetari i shtetit i Kinës Han Zheng u takua me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell /Xinhua

Pyetjes se një gazetari gjatë konferencës për shtyp për një shkëputje të mundshme të ekonomisë Europiane nga ajo Kineze, Joseph Borrel ju përgjigj se askush nuk po shqyrton mundësinë ose vullnetin e shkëputjes së ekonomisë së Bashkimit Evropian nga ekonomia kineze.

– “Sasia e marrëdhënieve tona tregtare është aq e madhe saqë shkëputja, edhe sikur ta donim – dhe nuk e duam – është e pamundur. Pra, harrojeni shkëputjen.” – plotësoi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë qe shtoi se – “bëhet fjalë për reduktimin e varësive të tepërta.”

I pyetur nga gazetarët për hetimin që ka nisur BE ndaj makinave elektrike të Kinës, Borrel u përgjigj se kemi folur për marrëdhëniet tona ekonomike dhe për nivelin e deficitit dhe se janë marrë parasysh se cilët janë elementët e tregtisë që mund të krijojnë këtë deficit. Më tej, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell shtoi që nuk u fut thellë në këtë çështje, sepse ai nuk është komisioneri i tregtisë – “Por sigurisht, kjo u diskutua, u përmend dhe unë i thashë homologut kinez se të nisësh një hetim është thjesht të nisësh një hetim. Le të shohim rezultatin e hetimit.”

Me këtë rast duhet kujtuar që sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Kinës, “Kina i kërkon BE-së të përdorë me maturi masat e rregullimit të tregtisë dhe të ruajë qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit dhe partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-BE. BE-ja duhet të inkurajojë bashkëpunimin në industrinë e energjisë së re të përfaqësuar nga automjetet elektrike dhe të krijojë një mjedis të drejtë, jodiskriminues dhe të parashikueshëm për zhvillimin e përbashkët të industrisë së automjeteve elektrike Kinë-BE.

“Kina dhe BE mund të forcojnë koordinimin dhe bashkëpunimin për të promovuar reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe për të parandaluar ndarjen e botës në dy kampe, gjë që është në interes të asnjërës palë”,- tha gjithashtu Joseph Borrell.

Dialogu mbi krizën Izraelito Palestineze

Pas kësaj teme delikate Joseph Borrel tha se kemi shqyrtuar shumë çështje të tjera rajonale me interes të përbashkët, duke filluar nga Afganistani e deri te krizat në Afrikë. Nuk është se kemi mungesë krizash për të folur, janë shumë dhe sigurisht që nuk i kemi shteruar të gjitha. Javën e ardhshme, drejtori im politik, z. Enrique Mora, do të vijë në Pekin dhe do të vazhdojë me dialogun për shumë çështje të tjera rajonale që nuk mundëm t’i diskutonim.

Pjesë më e rëndësishme, vendimtare e diskutimit, përveç marrëdhënieve dypalëshe, ka qenë padyshim situata në Lindjen e Mesme. Duket palët kanë rënë dakord që komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë maksimumin për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës që mund të përhapet në rajon. Ne rikonfirmuam dënimin e vendosur të sulmeve pa dallim nga Hamasi dhe kërkuam ndalimin e dhunës, çdo sulmi kundër civilëve dhe lirimin e pengjeve.

Me homologun tim kinez e diskutuam dhe sigurisht ramë dakord që e vetmja zgjidhje afatgjatë e kësaj krize, që vjen njëra pas tjetrës, çdo dy, tre apo katër vjet, është të punohet për zgjidhjen e dy shteteve, që ne besojmë se mund t’i mbijetojë këtyre ngjarjeve tragjike…/CRI.CN

Share: