“Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë”.
Kështu është shprehur kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për ndarjen me ish-partnerin e saj Andrea Giambruno. Ndërsa, ata që e pyetën për “pjesën politike” të postimit të saj në Facebook të premten në të cilën ajo njoftoi ndarjen, kryeministrja u përgjigj: “Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”.
Çfarë ka ndodhur me martesën e Melonit?
Opinioni publik u trondit kur kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni njoftoi divorcin me bashkëshortin e saj, pas publikimit të nje videoje ku Andrea Giambruno bisedonte me një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale. 41-vjeçari me profesion gazetar, punon për kanalin televiziv të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Mediaset. Të dy janë njohur në një program televiziv në të cilin ai ishte autor. Ata fillimisht u bënë miq të mirë, megjithëse kishin pikëpamje të ndryshme politike më pas u dashuruan dhe tani janë prindër të një vajze.
360grade.al