Home Gjeo-Ekonomia Ndjeshmëria ndaj ish pronarëve! Nga Irena Beqiraj

Ndjeshmëria ndaj ish pronarëve! Nga Irena Beqiraj

355, 000 ndërtime pa leje u ngriten në 23 vite në tokat e ish pronarëve. Sot ata kompensohen me vlera qesharake sepse po të kompesoheshin me vlerën e tregut do të duheshin 4 buxhete shteti apo më shumë . Madje për më keq ato nuk kompensohen as me vlerën që shteti merr për tokën në procesin e legalizimit.

Nëse doni vërtet të shikoni sa shumë kanë menduar partitë politike që kanë drejtuar që prej 92 deri më sot , për të drejtën e pronës edhe per ishpronarët , përpiquni t’ju përgjigjeni pyetjeve :

  1. Sa toka ishpronarësh u shpërndanë më ligjin populist 7501 tek jopronarët vetëm për arbitraxh politik ?

2.Sa familje të cilat nuk kanë as dhëndurë as djem nuse apo vajza të shkathta të lidhura me politikën me median apo biznese të fuqishme kanë arritur të kompensohen drejtësisht apo të marrin atë që u takonte, pronën e etërve të tyre?

  1. Bëni një anketim edhe gjeni sa ishpronarë kanë qenë të detyruar të paguajnë rryshfet ,duke filluar tek zarët e komisioneve të kthimit të pronave , punonjësit e hipotekave e deri te deri tek ministrat. Apo sa ish pronarë janë detyruar ta shesin për dy aspra tokën e cila ka qenë lulishte, apo terren sportiv , e cila pasi ka rënë në duart e njeriut ” të zot” është shëndruar në truall ndërtimi.
  2. Sa toka të ishpronareve u janë dhënë investitorëve me nismën Shqipëria 1 euro , apo më keq sa investitorë gjoja strategjikë pas vitit 2015 kanë marrë tokat private pasi u është miratuar statusi ( neni famkeq 28 i ligjit të investimeve strategjike )

Nese do të keni përgjigjet e ketyre pyetjeje do të kuptoni se arma “e shkeljes apo e mbrojtjes së drejtave të ishpronarëve është një lodër fëmijesh që nuk shkrep.
Doni të bëni një hap drejt mbështetjes popollore?! ” i jepni fund cinizmit . Enveri i zhvati etrit e mi por nuk i qau . Ju u tallët i latë të zhveshur nga prona , nënën e babanë tim edhe me cinizëm po qani gjoja për të drejtat e tyre .

Jo miqtë e mi ! Jo të gjithë ishpronarët kanë qenë me fat sa ishin një grusht prej tyre, Kështu po ju jap një këshillë miqësore! nëse nuk doni të hapni plagë ku koha vuri kore , që vërshojnë “gjak” edhe kundër jush i hiqn një orë e më parë nga recitimet tuaja të drejtat e ishpronareve ! Ato nuk kanë qenë kurrë kauza juaj!

Share: