Agjencia palestineze e refugjatëve (UNRWA) po zhvendos qendrën e saj qendrore të operacioneve në qytetin e Gazës pasi Izraeli paralajmëroi se më shumë se një milion civilë duhet të evakuohen.
Ushtria izraelite tha se civilët duhet të lëvizin për sigurinë e tyre pasi do të fillonin operacione të rëndësishme në qytetin e Gazës, shkruan Sky News.
Izraeli ka disa ditë që po e përgatit një ofensivë tokësore, pasi ka mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin me Gazën.
Ndërsa, bombardimet mbi Gazën i nisi që nga e shtuna, menjëherë pasi grupi militant i Hamasit kreu një sulm befasues brenda Izraelit.
360grade.al