Home KRYESORE Papa Francesku: Kisha mund të bekojë martesat brenda së njëjtës gjini

Papa Francesku: Kisha mund të bekojë martesat brenda së njëjtës gjini

Ati i shenjtë i jep përgjigje me shkrim pyetjes zyrtare nga kardinalët konservatorë lidhur me këtë çështje

Për herë të parë në historinë e kishës katolike priftërinjtë mund tu japin bekimin çifteve brenda së njëjtës gjini.

Duke iu përgjigjur një letre nga një grup kardinalësh, që e kanë pyetur për të sqaruar këtë çështje, 86-vjeçari është shprehur se çdo kërkesë për bekim, duhet të trajtohet me mirësi .

“Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojnë, refuzojnë dhe përjashtojnë,” u shpreh Ati i Shenjtë përmes një letre.

Kjo deklaratë e Papës duket se bie në kundërshtim me deklaratën e tij në Mars, kur ai tha se Kisha nuk mund të bekonte martesat e të njëjtit seks, me arsyetimin se mëkati nuk mund të bekohet.

Në Kishën Katolike, bekimi është lutje që bën një zyrtar i kishës, i cili i lutet Zotit që ta shohë me mirësi atë person, apo personat që bekohen.

Peshkopët në disa shtete, përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, kanë nisur t’iu lejojnë priftërinjve që t’i bekojnë çiftet e personave me gjini të njëjtë, por pozicioni zyrtar i Kishës mbetet ende i paqartë.

Klan News

Share: