Home KRYESORE Paralajmërohen zhvillime surprizë për Arben Ahmetajn/ Kreu i SPAK: Fredi Beleri si...

Paralajmërohen zhvillime surprizë për Arben Ahmetajn/ Kreu i SPAK: Fredi Beleri si gjithë të tjerët, nuk jemi ndjerë të kërcënuar

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë një takimi informal me përfaqësuesit e medias se organi i akuzës nuk ka informacion konkret për vendndodhjen e Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri i shpallur në kërkim për dosjen e Inceneratoreve.

Dumani shtoi gjithashtu se SPAK nuk ka dijeni nëse Ahmetaj ka kërkuar azil, por bëri një paralajmërim.

“Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese. Gjknuri është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, kjo nuk do të thotë se ka hetim për secilin që del në atë procedim penal”.

I pyetur për gjyqin e Fredi Belerit dhe akuzat e forta nga shteti grek se kreui PBDNJ, Dule, drejtuesi i SPAK tha se Beleri po gjykohet sic do qytetar tjetër i vendit tonë.

Fredi Beleri sipas Dumanit është çështje si gjithë të tjerat dhe shtoi se i janë respektuar të gjitha të drejtat që parashikon ligji.

Nuk ka të drejta të shtuara për Belerin. Prokurorët nuk janë ndjerë të intimiduar ne kete proces.

360grade.al

Share: