Home I pakategorizuar Përfaqësuesi i Gjermanisë i tregon “formulën” Shqipërisë/ Si të ndalohet largimi i...

Përfaqësuesi i Gjermanisë i tregon “formulën” Shqipërisë/ Si të ndalohet largimi i profesionistëve

Në podcasting e Ditmir Bushatit “Public Square”, ku ishte i ftuar Manuel Sarrazin, Përfaqësues i Posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, u bisedua për ikjen e mjekëve drejt Gjermanisë.

Bushati tha se në ditët e sotme shtetasit e Ballkanit Perëndimor po e lidhin Gjermaninë më shumë me valën e infermiereve, studentëve të mjekësisë dhe mjekëve që po largohen duke shkaktuar humbje të potencialit njerëzor në rajon.

Përfaqësuesi i Posaçëm i qeverisë gjermane sugjeroi që largimi i të rinjve me profesion të trajtohet nga politika e zgjerimit, e cila duhet të rikthejë tek njerëzit shpresën që të mos ikin nga vendi për të sjellë ndryshimin.

Nga njëra anë, Franca dhe Gjermania deri në njëfarë mase nuk janë fort të kujdesshme me Ballkanin Perëndimor në këtë pikë. Nga ana tjetër, kjo tregon se reformat nuk bëhen vetëm për Bashkimin Europian. Kryerja e reformave është e rëndësishme për qytetarët, për të realizuar ndryshime edhe kur Europa ndoshta nuk arrin të jetë përgjigjja e duhur për ndryshimet.

Pra, më mirë të mos flasim se kush është përgjegjës për këtë, pasi është e qartë se migrimi i të arsimuarve nuk do të ndryshojë nga sot nesër menjëherë, por njerëzit duhet të kultivojnë besimin te vendet e Ballkanit Perëndimor, se ju mund të jeni të suksesshëm atje dhe vendi do të jetë i suksesshëm. Nuk bëhet më fjalë për sukses individual, por për suksesin e vendit. Gjithashtu duhet të jetë e qartë se besueshmëria e Bashkimit Europian mbështetet mbi parimin se nëse premton diçka do të duhet ta mbash atë”, theksoi Sarrazin.

Share: