Home Approccio Italo Albanese Poesie di Maria Teresa Liuzzo tradotte in lingua albanese da Ismail...

Poesie di Maria Teresa Liuzzo tradotte in lingua albanese da Ismail Iljazi

Resta con me stanotte,
Qëndro me mua sonte,

Më lejo të jem frymëmarja juaj
që të qëndroj tek trupi yt
dhe ti të jesh
zogu i foles sime.
Tek ty e përqafuar
do të unifikohen stinët
dhe koha ime.
Edhe kujtimet do të jetohen,
në të vetmen ëndër
që është jeta, pa harruar
dhimbjen e mërguar, pesha
e mungesës, mundimi i gjatë
i pritjes. Por tani je këtu
dhe unë të dua sikur i don
nata yjet e veta, sikur hëna
detin ku pasqyrohet.
Tani vëndoje dorën tuaj mbi trupin tim.
Ma përkëdhel gjoksin,
më stampo një puthje tek buzët e mia
dhe tërhiqe trupin tuaj si hije
dhe fantazmë. Bëne ashtu që
agimi të na befasojë
me dritën e sajë si dhuratë
jete kjo ëndër.

Se tu sei poesia
Nëse ti je poesi

oh dashnori im sekret
Eja pas meje
Në fllad ose në zjarr
dhe kurrë në rehati
në mes ekstazës dhe mundimit
qoftë dashurija
dhe në mes të pritjes dhe aritjes
le të jetë përqafimi
nga përqafimi më i ëmbël
ku shpresa
nuk shpresohet më,
dashuria ime?

Share: