Për një ish-zëdhënës të qeverisë izraelite ka dështuar i gjithë sistemi i sigurisë
Sulmi i të Shtunës nga militantët e Hamasit në Izrael ishte i paprecedentë, kjo për shkak të mungesës së parashikimit të një situate të tillë nga inteligjenca izraelite.
Pavarësisht se Izraeli ka një nga forcat e armatosura më të mira në botë, ushtria izraelite e gjeti veten të papërgatitur. Kanë kaluar më shumë se 17 vjet që kur një ushtar izraelit është kapur si rob lufte në një sulm. Media ndërkombëtare CNN ngre pyetjen se si një grup terrorist nga një prej enklavave më të varfra në botë mundi të kryente një sulm kaq shkatërrues?
Përgjigjen e jep Jonathan Conricus, një ish-zëdhënës ndërkombëtar për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
“I gjithë sistemi dështoi. Nuk është vetëm një komponent. Është e gjithë arkitektura e mbrojtjes që me sa duket nuk arriti të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për civilët.”
Autoritet në Izrael kanë shmangur vazhdimisht pyetjet nëse ngjarjet e së Shtunës përbëjnë një dështim të inteligjencës.
Një zëdhënës i ushtrisë është shprehur për agjencinë e lajmeve Reuters se fokusi për momentin mbetet tek luftimet. Mënyra se si Izraeli do tu përgjigjet sulmeve ka të ngjarë të përfshijë më shumë sesa thjesht përforcimet kufitare në Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë filluar tashmë sulmet ajrore duke dëmtuar infrastrukturën e Hamasit.