Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmin e Hamasit ndaj Izraelit në orët e para të kësaj të shtune.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama në X.
Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmin e papritur të nisur nga grupi militant Hamas të shtunën në mëngjes drejt Izraelit.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi është “në luftë” pas sulmit të befasishëm nga Hamasi.
Hamasi lëshoi me mijëra raketa e përpos kësaj, dërgoi edhe nga toka me dhjetëra luftëtarë përtej kufirit të fortifikuar.
Top Channel