Home Gjeo-Ekonomia Rama, vizitë në Kroaci/ Mbështetje për Kosovën, integrimin dhe marrëveshje për pensionet

Rama, vizitë në Kroaci/ Mbështetje për Kosovën, integrimin dhe marrëveshje për pensionet

Edi Rama gjeti në Kroaci një zë të fortë mbështetës për situatën në veri të Kosovës.

Së bashku me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç i drejtuan thirrje Bashkimit Europian që të marrin masa për Serbinë.

Kemi një krim, vrasjen e një punonjësi policie dhe heroizimin e atyre që e kanë kryer atë. Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për ti thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e ti gëzohet nderit më të lartë zisë kombare. Ky është kulmi … e papranueshme”, tha Edi Rama.

“Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara.  Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duna të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij kontekstit. Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojnë incidente të tilla”, u shpreh Andrej Plenkoviç.

Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb të qeverisë shqiptare, Kroacia shaplosi qëndrimin e saj krah Shqipërisë si një ndihmë për përshpejtimin e integrimit europian.

“Ne jemi një prej vendeve të BE-së që bëjmë avokatin më të madh të Shqipërisë. Dëshira jonë është që të rrisim investimet në Shqipëri. Ne nuk kemi kufij që na ndan por jemi fqinj. Kroacia me pozitën e vet si anëtare e BE-së do të ketë një rol ku do të jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë në BE”, deklaroi Andrej Plenkoviç.

Rama deklaroi zgjerimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e punësimit, turizmit e sigurisë kibernetike. Gjithashtu pas pezullimit të fondeve IPARD në bujqësi, ai tha se do të ndjek modelin kroat për ristrukturimin e të ardhurave nga Europa.

“Lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacisë”, deklaroi Rama.

Në Kroaci, delegacioni shqiptar nënshkroi  me qeverinë kroate marrëveshjen për njohjen e pensioneve nga e cila përfitojnë mbi 3000 shqiptarë që jetojnë atje.

Top Channel

Share: