Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të mbërrijë të enjten në Izrael për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin izraelit, Isaac Herzog.
Sunak do të ndajë ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve në Izrael dhe Gaza, tha përmes një deklarate zyra e tij dhe paralajmëroi kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon, shkruan Al Jazeera.
Ai do të kërkojë gjithashtu hapjen e një rruge për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe për t’u mundësuar shtetasve britanikë të bllokuar në enklavën e rrethuar palestineze të largohen.
“Çdo vdekje civilësh është një tragjedi. Dhe shumë jetë janë humbur pas aktit të tmerrshëm të terrorit të Hamasit”, thuhet në deklaratë.
360grade.al