I dërguari i ri i administratës Biden për situatën humanitare në Gaza, David Satterfield, njoftoi se 15 kamionë të tjerë me ndihma humanitare janë në rrugën e tyre për në Gaza.
“Pas diskutimeve tona me të gjitha palët presim që fluksi të jetë i vazhdueshëm duke filluar nga nesër”, tha ai në një intervistë për MSNBC.
Ndërkohë, një ditë më parë 20 kamionë të tjerë u lejuan që të futen brenda qytetit të shkatërruar nga bombardimet.
Nga ana tjetër, ndërkombëtarët njëzëri mbështesin Izraelin. Mbrëmjen e sotme, është zhvilluar një takim online mes kryeministres, Giorgia Meloni, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kryeministrin britanik, Rishi Sunak, kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Takimi kishte pikërisht krizën humanitare të shkaktuar pas sulmit të 7 tetorit.
360grade.al