Vendasit vijonin të ishin skeptikë ndaj argumentimeve te autoriteteve
Britanikët në rajonin lindor të Kent u zgjuan sot herët me qiellin e natës të shkëlqyer në një ngjyrë të frikshme rozë, çka bëri që shumë prej tyre të trembeshin për fundin e botës.
Foto të shumta të qiellit të pazakontë mbushën rrjetet sociale të shoqëruara me komente frike e zemërimi, teksa njerëzit nuk kuptonin çfarë fenomeni mund ta shkaktonte.
Në një prej imazheve jashtë barit Bethany’s Sandwich në Westgate, qielli dukej krejtësisht i mbushur me ngjyrën e frikshme rozë, madje dhe me një pikë origjine që dukej në distancë.
Mes komenteve të vendasve online thuhej: “Mendova se ishte fundi i botës, po prisja që të fillonin të zbrisnin kalorës”, ndërsa një tjetër: “Mendova se ishte personazhi Zuul i filmit Ghostbusters.”
Megjithëse shkaku i fenomenit nuk është identifikuar, në përgjigje të ankesave autoritetet sugjeronin se skena kishte marrë pamje të tillë ndoshta prej dritave artificiale të një kompanie bujqësore që po rrit miliona domate në sera.
E përdirtshmja The Mirror shkruante se grupi Thanet Earth është kompleksi më i madh i serave në vend me rreth 40 hektarë te vendosura ne nje zone ishullore te veçuar ne lindje, teksa citonte rrjetin lokal KentLive.
Zyrtarët shtonin se juglindja e Anglisë ishte zgjedhur për kompleksin gjigant komercial bujqësor prej orëve të gjata të dritës, edhe pse në këtë rast përdoren drita artificiale.
Një zëdhënës i kompanisë tha se reflektimi i dritës mund të vijë nga drita artificiale e serave, edhe pse “përpiqemi të reduktojmë këtë efekt duke vendosur mbulesa”.
Por vendasit vijonin të ishin skeptikë dhe rrjetet sociale ishin të mbushura me akuza eksperimentesh të mundshme ushtarake apo gjeoinxhinierie të kryera fshehtësisht nga autoritetet.
Kompania e serave reagoi ndaj shqetesimeve duke siguruar se “nuk është nevoja të thërrisni vrasësit e fantazmave, nuk jemi të pushtuar nga qenie supernatyrore”./The Mirror
Në një prej imazheve jashtë barit Bethany’s Sandwich në Westgate, qielli dukej krejtësisht i mbushur me ngjyrën e frikshme rozë
Top Channel