Nga Irena Beqiraj
Nuk më cudit që kryetari i ri i Akademisë garoi i vetëm . Më cudit arsyetimi që kjo sjellje u konsiderua rudiment i komunizmit .
Këndvështrimi im është paksa ndryshe . Problemi është se pjesa dërmuese e shkenctarëve që janë antarë të saj , nuk i përballojnë dot dilemat , pasiguritë. Ekzistenca e tyre e brishtë , nuk ua lejon këtë .
Në një vend ku ka 30 vjet që nuk prodhohet shkencë , por edhe që është i fundit në rajon në shpërndarjen e saj, korifenjtë e shkencës sot tek të 60-at për të siguruar vazhdimësinë që prej rinisë kanë masterizuar fleksibilitetin edhe përshtatjen .
Nën kostumet “e urtësisë” akademike , ato sot janë modelet e liberalëve “par ekselencë” të cilët për të arritur objektivat individuale i zhyten parimet skutave me të thella të shpirtrave të tyre në dukje qelibar . Ekzistenca për ta përcakton vetëdijen. Çfarë lidhje kanë arritjet personale me konceptin “ e mirë publike”?
Që në rini të tyre për mbijetesë ndonjëherë të pamerituar i kanë ndarë këto dy koncepte .
Ata edhe pse i njohin problemet , paaftesinë edhe dëmin që kanë sjellë njerzit nga të cilët janë drejtuar e jemi drejtuar , për cilet nuk pushojnë s’ankuhari tavolinave , por gjithmonë “me urtesi” kane zgjedhur të pa trazuar përshtatjen brenda të kornizave të servilizmit mjaftonte që pozicionimi i tyre të mos prekej
Ju prisni që në pleqëri qenia e tyre “të ndryshojë” edhe të konkurojnë ndonjë kryetarin ? Ju prisni që dielli të shkëlqejë në perëndim ?
Jo miqte e mi ” Dielli duket që në mengjes “
Skenderi është shumë i mirë ta! Por zoti mos i ventë në provë, se me besoni ato do të pranonin të drejtoheshin edhe nga Tom Doshi !