Home Gjeo-Ekonomia Shqiptarët nuk merren vesh, ia lënë në dorë Beogradit pushtetin në Preshevë

Shqiptarët nuk merren vesh, ia lënë në dorë Beogradit pushtetin në Preshevë

Qeverisja e Shqiprim Arifit në Preshevë do të marrë fund dhe kështu edhe qeverisja e shqiptarëve për një kohë. Për tre muaj, në mungesë të kuorumit nuk është mbajtur asnjë mbledhje e rregullt e Kuvendit Komunal të Preshevës dhe dje ishte afati i fundit ligjor për ta funksionalizuar qeverisjen.

Pasi një mbledhje e caktuar për orën 10:00 dje nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit, sipas ligjit në Serbi, tash i mbetet shtetit serb ta zgjedhë një përbërje të përkohshme për ta drejtuar në komunën e cila banohet në shumicë nga shqiptarët.

Partisë për Veprim Demokratik, subjekti tjetër politik shqiptar në opozitë dhe Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit nuk pranojnë të bashkëpunojnë në një koalicion. Në anën tjetër, kreu i Partisë Përparimtare Serbe në Preshevë, Branko Trajkoviq nuk shprehu gatishmërinë për ta mbajtur në pushtet një qeverisje shqiptare.

Arifi reagoi sot në Facebook duke shkruar se ndryshimi “nuk ndalet”. “Ndryshimi nuk ka nisur me një dhe me një nuk ndalet! Ndryshimi është mision që nuk përfundon, vetëm trashëgohet! Ndryshimi nuk Ndalet!”, shkroi ai.

360grade.al

Share: