Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur pas takimit të pesëshes së diplomatëve të cilët e vizituan Beogradin ditën e djeshme. Vuçiç është shprehur pas takimit se qëllimi i tyre është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ai foli edhe rreth agresionit të Serbisë në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ku tha Banjska ishte taktikisht e tmerrshme.
“Solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi mbetet”, tha Vuçiç për mediat serbe.
“Për ta Kosova është shtet i pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kujt i intereson për aktet juridike ndërkombëtare”, theksoi ai.
Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjithashtu se të enjten dhe të premten do të jetë në Bruksel së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç.
Pesëshja e udhëhequr nga Lajçak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo kryen vizita edhe në Prishtinë ku u takuan me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për atë se si duhet ecur përpara me dialogun. Lajçak ka thënë se të njëjtin plan do ja dorëzonin edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç prej të cilit presin gjithashtu komente.
I dërguar evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit me Kurtin theksoi se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lajçak tha se pa Asosacionin, Kosova nuk do të këtë asnjë progres drejt rrugës evropiane.
360grade.al