Home Gjeo-Ekonomia Taksohen banorët e zonave turistike për një dhomë apo shtëpinë me qera...

Taksohen banorët e zonave turistike për një dhomë apo shtëpinë me qera që akomodojnë turist, më shumë se hotelet dhe resortet me 4-5 yje.

Nga Ina Zhupa

Në zonat turistike, siç është edhe qarku im i Vlorës, shumë familje nxjerrin disa të ardhura modeste gjatë sezonit turistik duke dhënë një pjesë të shtëpisë për turistë, me një pagesë ditore ose javore. Tashmë kushdo që fiton disa para më shumë përmes AirBnB/Booking do të paguajë taksën 15-23% pasi të nxjerr edhe NIPT-in.

Ndërsa po kjo qeveri përjashton për 10 vjet nga tatim fitimi (hotelet- resortet me 4-5 yje që zgjedh vetë) këta që quan investitorët strategjik të vjedhjeve, dhe paguajnë vetëm 6% tvsh për cdo furnizim per strukturat akomoduese dhe lehtësira të tjera.

Kjo nuk është politikë formalizimi, po politikë e futjes së dorës ne xhep atyre që janë më të varfër në sistemin e strukturave akomoduese, që japin një apo dy dhoma të shtëpisë apo që japin shtepinë dhe rrinë dy familje bashkë gjatë verës.

Turizmi, si i vetmi sektor që po ndikon rritjen ekonomike në vend siç konfirmoi FMN dhe që është i shtrirë me bazë të gjerë dhe jo në duart e disa kompanive, duhet të nxitet me tatime të reduktuara.

Share: