Ish-kryeministri Sali Berisha, mblodhi sot Këshillin Kombëtar së Partisë Demokratike, ku morën pjesë deputetët të opozitës, mbështetës të tij.
Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura, mësohet se deputetët kanë bërë thirrje për protesta si dhe kanë propozuar që rezoluta e ngritura nga ta, të çohet në të gjitha ambasadat në vend.
Ndër të tjera, deputeti Bujar Leskaj është shprehur se në rezolutë duhet të shtohet dhe “ndaj Berishës si ish-Kryeministër dhe President si dhe Jamarbër Malltezit si anëtarë i Këshillit Kombëtar”.
Bujar Leskaj: Të shtohet (apel bashkimi) në rezolutë, shoqëria civile, intelektualët, ish të përndjekurit, të shtohet goditja ndaj Berishës si ish-Kryeministër dhe President si dhe Jamarbër Malltezit si anëtarë i Këshillit Kombëtar që ka qenë zë i fortë publik duke denoncuar aferat korruptive të Qeverisë.
Ti denoncojmë si goditje të sigurisë juridike në vend. Duhet ta kemi si dokument programatik dhe ta depozitojmë në çdo ambasadë dhe kancelari ndërkombëtare.
Paloka: Këshilli Kombëtar duhet të jetë në pararojë të aksionit. Ne duhet të jemi në ballë të takimeve. Nuk duhet të kemi iluzion se Rama nuk i ka trembur njerëzit me këto akte.
Ndaj duhet të dalim ne, që të na mbështesin qytetaret. Siç tha Berisha ne kemi bërë protesta dhe me pak njerëz dikur. 500 veta ishim. Na burgosën si strategji e tyre për të na trembur. Kemi qenë në situata jo të lehta, por fituam zgjedhjet. Të dalim ne të paret, t’i japim njerëzve shpresë dhe guxim.
Të takojmë strukturat sipas degëve ku jemi të caktuar. Aksioni opozitar ka vijuar në parlament dhe do vijojë.
360grade.al