Një grua kërcënoi duke tentuar të hedhë vetën veten në erë, në një stacion treni, në Paris. Policia e Parisit ka hapur zjarr, duke e qëlluar. Menjëherë ka nisur evakuimi i zonës.
Autoritetet kanë rritur nivelin e sigurisë pas kërcënimeve të kohëve të fundit në Francë.
Bëhet me dije se gruaja ishte e mbuluar dhe në momentin kur kërcënoi të hidhej në erë ka thirrur: “Allahu akbar”.
Niveli i alarmit për terrorizmin është rritur në Francë, për shkak të frikës se lufta dhe dhuna nga Lindja e Mesme do të përhapen në Evropë.
360grade.al