Turqia ka denoncuar një sulm izraelit në Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze të Gazës, duke thënë se nuk ka “asnjë shpjegim” për një sulm të tillë.
Në një deklaratë, ministria e ashtme turke tha se kishte ndarë të gjithë “informacionin e nevojshëm, përfshirë koordinatat e institucionit në fjalë” me Izraelin përpara sulmit.
Spitali është i vetmi spital i kancerit në enklavë, thuhet në deklaratë, shkruan Al Jazeera.
“Rrethimi dhe këto sulme çnjerëzore, të cilat synojnë të privojnë popullin palestinez në Gaza nga të drejtat e tij më elementare, shkelin qartë ligjin ndërkombëtar”, shtohet në deklaratë.
Më herët të hënën, Ministria e Brendshme palestineze tha se pjesë të spitalit u dëmtuan pasi u godit nga një sulm ajror izraelit.
360grade.al