Ka përfunduar aventura e 26-vjeçares shqiptare Heidi Baçi në “Big Brother Italia”. Sipërmarrësja bionde, një nga më të pëlqyerat e këtij sezoni ka vendosur të braktisë spektaklin. Ajo mori këtë vendim në orët e vona të së martës pasi takoi babain e saj në episodin e mbrëmjes. Babai i shprehu vajzës së tij të gjithë zhgënjimin e tij, por edhe të familjes për marrëdhënien e saj me konkurrentin Massimiliano Varrese, 47-vjeç.
“Mami është e sëmurë. Ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion. Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, – ishin fjalët e Gentit, babait të Heidit.
https://www.youtube.com/embed/vyKoVMJyhgg
Të dy u përqafuan, mjaft të emocionuar dhe vajza sqaroi se tashmë i ka dhënë fund historisë me Massimilianon. Ky i fundit tha se “Heidi ka frikë nga babai i saj”. Heidi pati edhe një përballje të fundit me Massimilianon. “Pas akuzave kaq të rënda është më mirë të heshtësh. Tani e kuptoj se kujt i kishte frikë Heidi dhe nuk jam unë”, – i tha aktori duke lënë të kuptohet se vajza është shumë e frikësuar nga babai i saj. Vajza iu përgjigj se nuk ka frikë nga gjykimi i të atit, por edhe audienca nuk është e bindur për fjalët e saj.
Çështja u dukej se përfundoi ashtu, por sapo u kthye tek banorët e tjerë, Heidi të shpërthejë në të qara. “U bëra lëmsh. Më duhet të dal, mami është sëmurë. Unë jam e shqetësuar për të”, – thotë vajza mes lotësh. “Dua ta braktis programin. Nëse nëna ime nuk më shikon më, do të thotë se është shumë e sëmurë”, – i përsërit ai edhe Alfonso Signorinit. Për ta qetësuar, ai i premton se do ta vërë në kontakt me nënën e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Pavarësisht fjalëve ngushëlluese të cilët e këshillojnë të flejë e qetë, gjatë natës vajza vendosi të largohet nga shtëpia e “Big Brother”. ©TG COM, LAPSI.al