Home Gjeo-Ekonomia Wang Yi nxit kthimin e marrëdhënieve kino-amerikane në rrugën e duhur

Wang Yi nxit kthimin e marrëdhënieve kino-amerikane në rrugën e duhur

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm i Kinës, u takua të enjten në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Wang u shpreh se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë një dialog të thellë të gjithanshëm për të forcuar njohjen e ndërsjellë, për të pakësuar keqkuptimet e llogaritjet e gabuara dhe për të kërkuar vazhdimisht zgjerimin e konsensusit, duke kryer bashkëpunim me dobi të ndërsjellë. 

“Ne do të punojmë për t’i stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për t’i kthyer lidhjet kino-amerikane përsëri në rrugën e duhur të zhvillimit të shëndetshëm, të qëndrueshëm e të vazhdueshëm,” shtoi kryediplomati kinez./CRI.CN

Share: