Home Gjeo-Ekonomia X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin

X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin

Drejtoresha ekzekutive e platformës së medias sociale X, Linda Yaccarino njoftoi se janë mbyllur qindra llogari të lidhura me Hamasin.

Në deklaratën e saj të publikuar në X, Yaccarino u përgjigj nëse platforma përputhet me rregullat dixhitale të Bashkimit Evropian (BE) në konfliktin e Izraelit me Hamasin dhe grupet palestineze.

“X ka identifikuar dhe hequr qindra llogari nga platforma të lidhura me Hamasin që nga fillimi i konfliktit”, tha Yaccarino.

Duke theksuar se nuk ka vend në X për organizatat terroriste, grupet e dhunshme dhe ekstremiste, Yaccarino deklaroi se ata “vazhdojnë të heqin llogari të tilla në kohë reale”.

Komisioni Evropian (KE) kishte raportuar se përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata që përmbajnë dhunë ishin përhapur në platformën e mediave sociale, se përmbajtje të tilla nuk u hoqën pavarësisht paralajmërimeve dhe se pronarit të kompanisë, Elon Musk, iu dhanë 24 orë kohë për t’i hequr ato.

Anëtari i KE-së përgjegjës për shërbimet dixhitale, Thierry Breton shkroi në letrën e tij se pas sulmit ndaj Izraelit nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, tha se kishte indikacione se platforma X po përdorej për të përhapur përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata në BE.

360grade.al

Share: