Ka shkuar në 7 bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë prej të paktën dy ditësh.
Situata më e rëndë vijon të jetë në Toskanë, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë Ciaran ka qenë disi më i ulët.
Gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës ka vijuar evakuimin i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, teksa deri në këto moment numri i të larguarve nga banesat e tyre është më shumë se 1200.
Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, ndërsa shton se shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.
Autoritetet i tremben idesë që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.
Mbrojtja Civile dhe ushtria janë në gatishmëri ndërsa telefonatat për asistencë kanë qenë të panumërta në shumë zona.
360grade.al