Gjatë mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës mori një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë. Pasi u mor informacioni, ata u nisën menjëherë në vendin e ngjarjes. Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua.Video Player00:0000:06
Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9. Pas kontrollit doli që ky njoftim të ishte i rremë.
https://www.dailymotion.com/embed/video/x8q0qfd?autoplay=1
Dikush kishte njoftuar qëllimisht Policinë e Kosovës për vendosjen e një bombe.
I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin.
“Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.

360grade.al