Home KRYESORE Avokati zbulon hapat që do ndjekë Berisha nëse vendoset masë më e...

Avokati zbulon hapat që do ndjekë Berisha nëse vendoset masë më e ashpër sigurie

Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj zbuloi në emisionin “Debat” me Alba Alishani në A2CNN, hapat e radhës që do të ndjekë ish-kryeministri, pasi këtë të hënë shkeli urdhrin e GJKKO për t’u paraqitur në SPAK.

Duke nënvizuar se nuk ka ende një vendim gjykate të zbardhur që e detyron Berishën të paraqitet para Prokurorisë së Posaçme, Gjokutaj tha se ligji është shkelur nga GJKKO.

“Duhet të kuptojmë se ligji nuk është shkelur nga zoti Berisha, por nga kërkuesi dhe nga gjykata që ka pranuar një kërkesë antikushtetuese dhe të paligjshme në kërkim të kompetencës së ushtruar. Edhe agravimi i masës, që diskutohet me shumë zjarr, e kanë shumë për qejf këtë punë, duhet të kuptoni se kjo masë nuk ekziston në kuptim të ligjit, pasi nuk ekziston vendimi në kuptim të ligjit. Është një vendim i marrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin procedural penal dhe si e tillë është inekzistente. Pra kur kemi të bëjmë me një vendim nul, që do të thotë zero çdo kufizë tjetër që shumëzohet është nul. Duhet të ketë një masë të marrë sipas ligjit, që më pas të thuash se kjo është e papërshtatshme, ose ka shkelur ligjin dikush dhe duhet përforcuar me masa të tjera.”

I pyetur se si do të veprojnë për t’u mbrojtur në kushtet kur gjykata mund të vendosë një masë më të ashpër sigurie, Gjokutaj u përgjigj: “Ne i kemi bërë kërkimet tona në gjykatë. Gjykata është e detyruar në bazë të ligjit të pranojë shkeljet që ka kryer dhe në momentin kur procesi do jetë në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ne jemi të interesuar që të jetë sa më i rregullt. Gjithë kjo lufta jonë bëhet që nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, proceduralisht korrekt jemi të gatshëm të flasim për një proces sipas ligjit.

Ai më pas shpërtheu në akuza duke thënë se procesi ndaj Berishës për çështjen “Partizani”, është “pjesë e një programi politik që synon zgjedhjet e ardhshme”. “Nuk ka lidhje këtu as me ligj as me prova”, theksoi Gjokutaj.

360grade.al

Share: