Home Gjeo-Ekonomia Baza e Porto Romanos/ Rama: Të procedohet sa më shpejt aplikimi i...

Baza e Porto Romanos/ Rama: Të procedohet sa më shpejt aplikimi i Shqipërisë për bashkëfinancim! NATO do të fitojë një tjetër akses në Evropë

Kryeministri Edi Rama nga takimi i liderëve të Evropës Juglindore që po mbahet në Shkup, deklaroi se kërkon që të procedohet me kërkesën për bashkëfinancim për bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano. Ai u shpreh nga konferenca e përbashkët se përmes kësaj baze detare, NATO do të fitojë një tjetër akses në Evropën Juglindore.

Kryeministri konfirmoi pozicionin e Shqipërisë si një anëtare e përgjegjshme e Aleancës së Atlantikur, si dhe theksoi se do të vijojë të angazhohet për përforcimin e kapaciteteve.

“Dëshiroj të theksoj kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkë financuar me NATO-n bazën e re detare të NATOS në Porto Romano, të procedohet sa më shpejt sepse ne besojmë shumë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë, jo vetëm për Shqipërinë e rajonin, por edhe për vetë NATO-n, e cila do të fitojë një tjetër akses të shpejt në këtë anë të Evropës për çdo rast. Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024 edhe objektivin e financimit të mbrojtjes me 2 përqind siç është shtruar nga tryeza e NATO-s për gjithë vendet anëtare dhe ne do vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar për të përforcuar kapacitet tona dhe për të rritur eficencën e forcave tona të armatosur. Mbetemi në frontin e përgjithshëm të NATO-s një anëtar i përgjegjshëm dhe i palëkundur në të gjitha sfidat e përbashkëta.”, tha ai.

360grade.al

Share: