Home KRYESORE BBC News: Politikanët e opozitës në Shqipëri hedhin tymuese në Parlament

BBC News: Politikanët e opozitës në Shqipëri hedhin tymuese në Parlament

Presigjiozia britanike “BBC News” i ka kushtuar vëmendje situatës së krijuar në Parlamentin shqiptar ditën e sotme.

“Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tymuese dhe zjarr në Parlament në përpjekje për të ndaluar votimin për buxhetin e 2024-ës. Opozita po protestonte kundër asaj që sipas tyre është një sundim diktatorial nga Partia Socialiste në pushtet”, shkruan BBC News krahas së cilës ka shpërndarë pamjet e trazirave.

Sjellim në vëmendje se sot u miratua projektbuxheti dhe paketa fiskale në vetëm 4 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që për çdo vit, shqyrtimi i tyre ka kaluar pas seancash maratonë që kanë zgjatur për 2 ditë.

Opozita ishte përgatitur për ta bllokuar këtë seancë ndërsa shumica për të kundërtën, për ta miratuar projektbuxhetin me çdo kusht.

Pavarësisht tymueseve të shumta, që kësaj here rrezikuan që të digjnin sallën e seancave plenare, pasi njëra prej tyre shpërtheu në flakë, kryeparlamentarja kaloi çdo akt me shpejtësi pa parë nëse po merrnin shumicën e kërkuar pasi tymi pengonte pamjen e qartë.

Përshëndetjes së Ramës, deputeti Noka iu përgjigj duke i hedhur një flakadan që nuk goditi dot në shenjë. Opozita, e cila që në hyrje në sallën e Kuvendit u përlesh me punonjësin e Gardës, kontestoi votimin si antikushtetues.

Share: