Home KRYESORE Berisha jep ‘llogari’ para deputetëve të opozitës: Dosja ‘Partizani’ e montuar, çështje...

Berisha jep ‘llogari’ para deputetëve të opozitës: Dosja ‘Partizani’ e montuar, çështje personale, grupi të mos përzihet

Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e përjavshme dje me grupin opozitar, deklaroi se dosja e ish-kompleksit Partizani është e montuar dhe se shumë dokumente janë falsifikuar.

 Detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura, ku secili prej demokratëve ka dhënë qëndrimin e tij mbi situatën. Berisha tha se kjo është një çështje personale për të dhe se grupi nuk duhej të përzihej.

“Sa i përket çështjes sime me SPAK, do i përgjigjem çdo pyetje që mund te keni për mua për t’ju dhënë informacion. Por ju them se kjo dosje është e montuar dhe unë me prova e fakte do e ç’montoj, pasi aty ka shumë falsifikime. Dua që kjo çështje te me takoje vetëm mua, është personale dhe nuk dua të përziej asnjë tjetër, as grupin.”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha u ndal dhe te çështja e sherrit në Kuvend, ku nënvizoi faktin se deputeti Bledjon Nallbati nuk e goditi kolegun socialist, Vullnet Sinajn.

“Dua te sqaroj këtu se deputeti Bledjon Nallbati nuk e ka goditur deputetin Vullnet Sinaj. Kjo është e vërteta.”, tha Berisha. Ndër të tjera ai tha prerazi se nuk mund të ketë seanca normale parlamentare. “Nuk mund te këtë seanca normale parlamentare kur ata nuk lejojnë që të kemi një funksionalitet normal. Derisa te plotësohen kërkesat tona, nuk do të këtë jetë parlamentare normale. Nuk mund të pranojmë të poshtërohemi.”, tha ai.

360grade.al

Share: