Sali Berisha ka deklaruar se ka 3 kushte që ai të paraqitet në GjKKO, pas akuzës së ngritur ndaj tij për “korupsion pasiv”. Ky reagim i Berishës vjen pasi pas kërkesës së depozituar në Kuvend nga GJKKO për marrjen e tij në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Në rast se i plotësohen kushtet, që janë përjashtimi nga çështja e gjyqtares Irena Gjoka, heqja e masës që e ndalon të lëvizë jashtë shtetit dhe të pyetet Kuvendi, atëherë tregon se është i gatshëm që ta firmosë vetë dokumentin dhe do të paraqitet në gjykatë.
“Të largohet për konflikt interesi gjykatësja, të sillet në parlament kërkesa për detyrimin tim për t’u paraqitur dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit dhe unë do të votojë vetë për to, por unë pse ka gjykatës që nuk kanë as ligj e as moral, unë nuk mund të shkel as Kushtetutën dhe as ligjet e vendit, kjo nuk synon Berishën, por gjëmën për çdo shqiptar, kur thyhet ligji për kryetarin e opozitës, ç’mund të pësojë një qytetar”, tha ai.
360grade.al