Home Gjeo-Ekonomia Blegtorë nga Pakistani/Ish-emigranti që punëson të huajt në fermën e tij

Blegtorë nga Pakistani/Ish-emigranti që punëson të huajt në fermën e tij

“Boll emigruam” ky është mesazhi i fermerit që la Greqinë pas shumë vitesh për të hapur fermën në zonën e njësisë administrative Shushicë.

Pasi iku nga Greqia me mundësitë e tij por dhe më ndihma nga AZHBR ndërtoi një fermë buzë lumit të Shushicës me bagëti të imta kryesisht dele dhe pas një viti ai po shijon dhe frytet e punës së tij.

Pasi bleu rreth 300 kokë dele në Spanjë dhe në Greqi, Sihati mundi që ato t’i shtonte duke i dyfishuar, dhe tani ai me qumështin që shet por dhe me mishin ndihet shumë i kënaqur, pasi puna në vendin tënd siç thotë ai të bën të lumtur.

Sot Sihati ka punësuar banorë të zonës por dhe krah pune nga jashtë. Këta punëtorë vijnë nga Pakistani.

“Shqipëria vend i mirë, shefi i mirë dhe Llakatundi fshat shumë i mirë”,

“Çdo gjë është mirë këtu. Nuk kemi asnjë problem”,

“Shqipëria është vend shumë i bukur. Më pëlqejnë njerëzit këtu”, thanë pakistanezët.

Top Channel

Share: