Ambasadori i SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy ka reaguar pas deklaratës së kreut të Republikës Srpska, Millorad Dodik, i cili tha se “serbët duhet të kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.
Përmes një komunikimi për mediat, kryediplomati amerikan shprehet se SHBA-ja nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa Dodik dhe miqtë e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e BiH, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e vendit drejt BE-së.
Milorad Dodik, Presidenti i entitetit të Republika Srpska të Bosnjës “po bllokon qeverinë, kërcënon paqen dhe kërkon të shantazhojë ose ngacmojë liderët e tjerë politikë të vendit dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori Murphy.
“Ne jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës”, shtoi ai.
Top Channel