Incident në orët e para të mëngjesit në mbledhjen e Komisionin për Çështjet Europiane.
Deputetët e PD-së Oerd Bylykbashi Saimir Korreshi, dhe Lefter Gështenja, Ina Zhupa, etij, kanë kërkuar që komisioni të mbyllet, duke mos lejuar që mbledhja të vazhdojë.
Në këtë komision po diskutohej miratimi i i Kalendarit të Komisionit për shqyrtimin e paketës fiskale dhe të projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2024”.https://d12d65b667b75d777def297aaa222403.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Gjatë zhvillimit të mbledhjes, deputetët kanë ndërhyrë duke përplasur duart mbi tavolinë ndërsa kanë ngritur edhe zërin. “Mbylle mbledhjen”, dëgjohet Bylykbashi dhe të tjerët teksa i drejtohen Etilda Gjonajt. Kjo e fundit tentoi disa herë t’i qetësojë por pa rezultat. Ky është rast i përsëritur nga deputetët pasi kanë penguar mbledhjen edhe në komisione të tjera.
Jashtë mbledhjes ka pasur edhe një përplasje mes dy deputetëve të opozitës. Sherri ka nisur pasi deputeti Dashnor Sula nga grupi i Gazmend Bardhit e ka quajtur Kreshnik Çollakun, deputet i “Rithemelimit”, “dele”, pasi ky i fundit nuk largohet nga salla.
“Jeni bë dele o Niku”, i thotë Sula deputetit.
“Nuk e bën Ina Ramën presidente”, i kthehet Çokallu, për emërimin e ish-kryeprokurores si kryetare të shtetit.
Sula: Unë e kam bërë dhe jam krenar, o kokrra… mos them ndonjë gjë tjetër.
Pas daljes nga mbledhja Çollaku i drejtohet ashpër, ndërsa e akuzon se e goditi.
Çollaku: Bëj punën tënde, të foli njeri? Mos bëj si trim o dash, e di unë ça je, jo më mu…
Sula: Ik tashi.
Çollaku: Të bëj kallëzim penal. Palaço, servil legen.
Sula: Faleminderit.
Çollaku: Legen.
Sula: Vazhdo vazhdo… Ai më shan unë asgjë..
Çollaku: Deputeti qëllon deputetin.
Sula: Ku të qëllova o mashtrus?
Çollaku: Servil, palaço. Bën si demokrat opozitar e në darkë të çon mesazhe. Ku i ke tenderat?
Sula: O mashtrus.
Top Channel