Home Gjeo-Ekonomia “Dita e Arbëreshëve” dhe Samiti i III i Diasporës, Rama: Tirana mirëpret...

“Dita e Arbëreshëve” dhe Samiti i III i Diasporës, Rama: Tirana mirëpret shqiptarët nga e gjithë bota më 22-23 nëntor

Më 22-23 nëntor zhvillohet eventi “Dita e Arbëreshëve” dhe Samiti i III i Diasporës në Tiranë, ku mirëpriten shqiptarë nga e gjithë bota. 

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ky event do shërbejë si një moment historik për t’u dhënë shqiptarëve vëmendjen që meritojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës.

“Tirana mirëpret shqiptarët nga e gjithë bota në eventin e bërë traditë tashmë, në Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 nëntor. Një kthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejë si një moment historik për t’u dhënë shqiptarëve vëmendjen që meritojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, si dhe për të parë diasporën si vlerë dhe pasuri e kombit. Shihemi në Tiranë”, shkruan Rama.

Top Channel

Share: