Home Gjeo-Ekonomia Draft Statuti i BE-së për Asociacionin, një kontribut edhe i Kryeministrit Rama

Draft Statuti i BE-së për Asociacionin, një kontribut edhe i Kryeministrit Rama

Në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pranuar nga të dyja palët, si nga Kurti ashtu dhe nga Vuçiç. 

Draft-statuti i propozuar së fundi nga diplomatët evropianë, e ka një “pikë referimi” dhe kjo është pikërisht drafti i propozuar në qershor të këtij viti nga Kryeministri shqiptar Edi Rama. Asokohe, Kryeministri Rama njoftoi se i kishte përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe, për të cilin kishte vënë në dijeni dhe presidentin e KE-së, Charles Mishel dhe palën amerikane.

Burime diplomatike në BE deklaruan se Drafti i Ramës për Asociacionin, ishte një “tekst serioz“ për Bashkimin Evropian. Siç deklaronte Rama, drafti i propozuar prej tij ishte punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se dy palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën.

Dhe ky moment erdhi. Sulmi që ndodhi në Banjskë, rriti tensionet Prishtinë-Beograd, ndaj dhe ndërhyrja e BE-së ishte emergjente për të stabilizuar situatën.
Takimet e ndara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me liderët e shteteve kryesore të BE-së ishin hapi pozitiv drejt një marrëveshjeje mes palëve ku fokusi ishte Asociacioni.

Këtë aspekt të draft Statutit të BE-së, cek në opinionin e tij edhe gazetari, Vitjon Nina. Me titullin: E tani, çfarë do t’i thonë Ramës?!, ku ai analizon se marrëveshja e arritur në Bruksel është edhe një kontribut i Kryeministrit Rama.

Sipas tij në mbyllje të draftit të dakordësuar, shkruhet shprehimisht se Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-të, kanë dhënë pëlqimin dhe mbështetjen e këtij drafti, ndërsa në fillim të tij, po aq qartësisht shkruhet se është marrë për bazë në hartimin e tij: PM Rama’s

Kështu bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Evropian për një marrëveshje që synon normalizimin e raportit mes Kosovës dhe Serbisë bëhet pikërisht drafti i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Dhe siç paralajmëronte Rama, 5 muaj më parë “Krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe të gjithë forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë

Top Channel

Share: