Home Gjeo-Ekonomia Erdogan sulmon Perëndimin: Turp që heshtni për masakrën në Gaza

Erdogan sulmon Perëndimin: Turp që heshtni për masakrën në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka lëshuar akuza dhe kritika të ashpra ndaj vendeve të Perëndimit, në lidhje me situatën e krijuar në Gaza, pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite.

Në samitin urgjent të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam, lideri turk u shpreh se është e turpshme se të gjitha këto vende që flasin për të drejtat dhe liritë e njeriut, heshtin për masakrën në Palestinë.

“Kemi përballë një barbarizëm të paprecedentë në histori, ku spitalet, shkollat dhe kampet e refugjatëve po bombardohen dhe civilët po masakrohen Ne besojmë se duhet të krijohet një fond në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islam për rindërtimin e Gazës. Ata që heshtin përballë zullumit janë po aq partnerë në gjakderdhje sa edhe zullumqarët”, tha gjatë fjalimit të tij Erdogan.

Prej ditësh, ushtria izraelite ka përshkallëzuar sulmet e saj kundër spitaleve në Rripin e Gazës, duke ndërmarrë sulme të dhunshme që çuan në vdekje dhe plagosje të mijëra palestinezëve.

360grade.al

Share: