Home Gjeo-Ekonomia Kina dhe Franca zhvilluan dialogun strategjik

Kina dhe Franca zhvilluan dialogun strategjik

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe drejtor i Zyrës së Komisionit Qendror për Punët e Jashtme, bashkëkryesoi në Pekin të hënën Dialogun e 24-të Strategjik Kinë-Francë me këshilltarin diplomatik të presidentit francez, Emmanuel Bonne.

Të dyja palët zhvilluan shkëmbime mbi marrëdhëniet kino-franceze dhe kino-europiane dhe ranë dakord  të luajnë rolin e dialogut strategjik, si dhe  të nxitin zhvillimin e marrdhënieve të dy vendeve në nivelin e lartë dhe të përballojnë së bashku sfidat globale.

Kina dhe Franca si vende të mëdha të pavarura duhet të zbatojnë përgjegjesinë e veta. Me drejtimin e unanimiteteve të arritura nga liderët e dy vendeve, të zbatojnë respektimin reciprok, bashkëpunimin me leverdi reciproke, shkëmbimet dhe të krijojnë marrëdhëniet e partnerit strategjik përgjithfshirës,  të qëndrueshëm dhe dinamik të  iniciative, tha Wang.

Marrëdhëniet pozitive midis Kinës e Francës do të nxitin zhvillimin e qëndrueshëm të midis Kinës e Evropës dhe bashkimin e zhvillimin e komunitetit ndërkombëtar.

Wang tha se Kina është e gatshme të punojë me Francën për të ndjekur mirëkuptimet e përbashkëta të rëndësishme të të dy krerëve të shteteve, për të çimentuar mbështetjen publike, për të çliruar vazhdimisht potencialin e bashkëpunimit në epokën pas pandemisë, për të konsoliduar besimin e ndërsjellë politik dhe për të nxitur marrëveshjen gjithëpërfshirëse dypalëshe dhe të çojnë partneritetin strategjik në një nivel të ri.

Nga ana e tij, Emmanuel Bonne u shpreh se Franca i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe rolit të luajtur nga Kina në botë. Franca ka besim në  ekonominë e Kinës dhe nuk dëshiron të kufizojë zhvillimin e saj, tha ai.

Lidhur me marrëdhëniet kino-europiane, Wang u shpreh se Kina dhe Europa janë parnerë, dhe  jo rivalë dhe interesat e përbashkëta janë më të mëdha se mosmarrëveshjet.

Pala kineze mendon se BE-ja është një pjesë e rëndësishme e botës shumëpalëshe dhe marrëdhëniet e dy palëve kanë tendencë të fortë.

Shpresohet se BE-ja duhet të zhvillojë në mënyrë konkrete bashkëpunimin me Kinën dhe të shmangë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të nxitë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Bonne u shpreh se Franca bën përpjekje të nxitë bashkëpunimin midis BE-së dhe Kinës. BE-ja dhe Kina mund të forcojnë bashkërëndimin në problemet ndërkombëtare duke shfaqur  të dyja palët një rol të rëndësishëm në botë.

Të dyja palët  shkëmbyen gjithashtu mendime mbi krizën e Ukrainës, konfliktin Palestinë- Izrael, ndryshimin e klimës, inteligjencën artificiale etj. /CRI.CB (Çang Çuo)

Share: